Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shaip Kamberi sfidon Serbinë, i vetëm në parlament: Godisni Rusinë

21:09 / July 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shaip Kamberi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shaip Kamberi, anëtari i vetëm shqiptar etnik i parlamentit të porsazgjedhur serb, i bëri thirrje Beogradit të vendosë sanksione ndaj Rusisë për veprimet e saj në Ukrainë. Serbia është i vetmi vend në Europë, përveç Bjellorusisë, që ende nuk e ka hedhur një hap të tillë, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga Bashkimi Europian.

Madje një sondazh i fundit e nxirrte Vladimir Putinin si liderin më të pëlqyer prej serbëve.

“Krijimi i Parlamentit dhe qeverisë së re të Serbisë duhet të shoqërohet me sanksione kundër Rusisë, në përputhje me politikën e jashtme të Bashkimit Europian”, ka shkruar Kamberi në profilin e tij në Facebook.

Ai shtoi se si përfaqësues i Koalicionit Shqiptar për Luginën e Preshevës po punon për krijimin e një grupi parlamentar me parti të tjera opozitare dhe minoritare, e madje e bëri dhe një paralajmërim, duke thënë se nëse propozimi i tij për sanksione nuk pranohet, nuk do të votojë për legjislaturën e re.

Zgjedhjet e përgjithshme në Serbi u zhvilluan në muajin prill, por vendin e tij në parlament Kamberi e fitoi vetëm javën e kaluar pas raundit të pestë të përsëritur zgjedhor. Rezultatet fillestare të zgjedhjeve të 3 prillit ishin zhgënjyese për shqiptarët që humbën të tre vendet e fituara në zgjedhjet e mëparshme.

Me fitoren e Kamberit, lista e shqiptarëve siguroi një mandat në Parlamentin e Serbisë, që në fakt është një votë opozitare, e vetmja e cila mund të flasë drejtpërdrejt në emër të pakicës kombëtare shqiptare.

Rusia serbi Shaip Kamberi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama flet për fondet dhe investimet e huaja, sulmon kritikët: Sharlatanë dhe ekstremistë

18:50 / July 21, 2026

Rama rikthehet në Theth dhe mbron shembjet: Ndërtimet pa leje prekën zemrën e fshatit

18:42 / July 21, 2026

Gjermania rihap debatin për dyqanet të dielave, por ndalimi mbetet në fuqi

18:30 / July 21, 2026

Judit Polgár refuzon ofertën për t’u bërë presidente e Hungarisë

17:46 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.