Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Lorenc Vangjeli tregon emrat e dy politikanëve që organizuan protestën e sotme/ Shtanget Blendi Fevziu

23:24 / July 7, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lorenc vangjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në emisionin “Opinion”, ka komentuar mbi protestën e zhvilluar këtë të enjte nga opozita përpara Kryeministrisë. Ai ka thënë se suksesi i kësaj proteste i ka kaluar pritshmëritë, por habiti me deklaratën e tij kur tha se kjo protestë është thirrur jo vetëm nga Sali Berisha, por edhe nga kryeministri Edi Rama.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit se si e ka thirrur Rama protestën, Vangjeli arsyeton se kryeministri ka nxjerrë qëllimet për të protestuar dhe se ngritja e çmimeve ka qenë një arsye e fortë.

Lorenc Vangjeli: Kjo është një protestë e thirrur nga dy njerëz.

Blendi Fevziu: Kush janë këta dy njerëz ?

Lorenc Vangjeli: Sali Berisha dhe armiku i tij Edi Rama.

Blendi Fevziu: I thirrur nga Sali Berisha dhe Edi Rama ?

Lorenc Vangjeli: Po. Suksesi i kësaj proteste që biem dakord të gjithë që është mbi pritshmëritë, nuk është e gjitha meritë e Sali Berishës, siç nuk është edhe e gjitha meritë e Edi Ramës.

Blendi Fevziu: Po ç’domethënë e ka thirrur Edi Rama ?

Lorenc Vangjeli: Ja ta shpjegoj. Unë them e kanë thirrur të dy. Ekstremet në këtë dynja zakonisht puqen, unë po tentoj të them këtë gjë. Sali Berisha ka fituar betejë pas betejash, gjëra të cilat dukeshin edhe të pamundura. Jo më larg se 14 muaj më parë, por ngjan se sërish ka pak shanse për të fituar luftën. 14 muaj më parë ai ngjante një qenie njerëzore e rrënuar. Në shtator shumë pak besonin që ai mund të kthehej, ishte objekt shakaje, i cinikëve dhe zhgënjeu të gjithë kundërshtarët e tij. Në nëntor e goditën me gaz lotsjellës dhe sot doli e mposhti dhe vapën. Kjo është pjesë e meritës së tij. U ngrit kur askush nuk e priste.

Blendi Fevziu: Po Rama ça roli kishte këtu se më çudite ?

Lorenc Vangjeli: Rama nxori tre pikat, qëllimet e protestës. Njëra prej tyre është ngritja e çmimeve një tjetër prej tyre ka të bëjë me zhbalancën e shpërndarjes së të ardhurave, kjo është e vërtetë, sot shqiptarët paguajnë shumë më shumë te pika e karburantit, paguajnë më shtrenjtë edhe bukën edhe litrin e qumështit, litrin e vajit.

Blendi Fevziu Lorenc Vangjeli Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama: 11 mijë fëmijë me aftësi ndryshe përfitojnë nga dyfishimi i mbështetjes ekonomike

20:52 / July 20, 2026

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Përplasje në Kuvend për reformën territoriale, Berisha: Do të shkrihen edhe 20 bashki, Balla: Dezinformon

14:17 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.