Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Marrëveshja që mund të rrëzojë kryeministrin shqiptar

11:40 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Abazovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e Malit të Zi në seancën e sotme do të diskutojë për vendosjen e një kontrate themelore me Kishën Ortodokse Serbe (KPS), dhe nëse do ta votojnë në të njëjtën kohë do të varet nga vendimi i kryeministrit Dritan Abazoviç (Lëvizja Civile URA).

Mësohet se Abazoviçit në takimin e liderëve partiakë të shumicës parlamentare i është thënë nga DPS dhe SDP, se nëse dokumenti miratohet sot, menjëherë do ta anulojnë mbështetjen për Qeverinë. Lideri i DPS-së, Gjukanoviç, sipas burimit të gazetës Vijesti, sugjeroi formimin e një komisioni për t’u marrë me kontratën bazë.

Ky është epilogu i mbledhjes së djeshme të liderëve të partive në pushtet dhe seancës së Komisionit Qeveritar për Sistemin Politik, të cilat u mbajtën për shkak të kontratës themelore, e cila prodhoi mosmarrëveshje brenda shumicës parlamentare dhe kërcënoi mbijetesën e kabinetit të Abazoviçit. Kryeministri tha mbrëmë për TVCG se do të vendos nëse votimi do të mbahet sot apo siç tha ai “në fund nëse mungojnë disa ministra do të përfundojë në seancë elektronike”.

Edhe pse sipas Rregullores së Qeverisë, versioni i punës i kontratës bazë është dashur të kalojë në Komisionin për Sistemin Politik para seancës, por as që është diskutuar në atë organ.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, zëvendëskryeministrat Rashko Konjeviç (SDP) dhe Vladimir Jokoviç (Partia Popullore Socialiste-SNP) në seancën e Komisionit kanë propozuar që dokumenti të mos shqyrtohet, por të shkojë drejtpërdrejt në Qeveri.

Seanca e Qeverisë është caktuar për në orën 12:00 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt. Burimi i “Vijesti” ka thënë se kreu i SDP-së Konjeviç ka thënë se partia e tij dhe DPS-ja, nëse dokumenti miratohet sot, menjëherë do ta anulojnë mbështetjen për qeverinë.

Kreu i shtetit dhe lideri i DPS-së, Milo Gjukanoviç, në takim, ka qëndruar i rezervuar dhe më pas ka sugjeruar që më vonë të vendoset për kontratën themelore dhe në ndërkohë të formohet një komision i cili do të përbëhet të avokatëve, historianëve, përfaqësuesve të OJF-ve dhe ekspertëve të tjerë, të cilët do të merreshin me kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e çdo neni të kontratës.

Në rast se DPS dhe SDP ia kthejnë shpinën Abazoviçit, për të rrëzuar Qeverinë ose për të shkurtuar mandatin e Kuvendit, kjo mund ta çojë vendin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Dritan Abazoviç
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.