Ish-kryeministri japonez, Shinzo Abe u qëllua me armë zjarri nga një 41-vjeçar, i identifikuar si Tetsuya Yamagami.
Sipas policisë lokale, Yamagami është banor i Narës, në vendin ku ndodhi ngjarja. Autori kishte shërbyer në ushtrinë japoneze dhe është një ish-anëtar i Forcave Detare të Vetëmbrojtjes së Japonisë, ekuivalenti i marinës së vendit.
Yamagami qëlloi me një armë që sipas mediave të huaja ishte e krijuar nga vetë ai. Policia bëri të mundur ndalimin e menjëhershëm të tij, në vendin e ngjarjes. Për çudi, autori nuk bëri rezistencë.

