Kryeministri Edi Rama dërgoi pak ditë më parë për “riedukim” gazetarin Klevin Muka, ndaj dhe sot ka ardhur reagimi i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ku theksohet se është e drejta e gazetarëve për të kërkuar dhe marrë lirisht informacion.
“E drejta e gazetarëve për të kërkuar, marrë dhe dhënë lirisht informacionin e mbajtur nga organet publike është një pjesë integrale e punës së tyre dhe një shtyllë themelore e çdo shoqërie demokratike. Nuk ka siguri pa lirinë e medias”, shkruan prezenca e OSBE-së në vendin tonë.
Po ashtu OSBE thekson edhe se liria e medias dhe aftësia e gazetarëve për të raportuar lirshëm për çështje me interes publik është një nga treguesit thelbësorë të demokracisë.
“OSBE është fuqimisht e përkushtuar ndaj rolit që luajnë gazetarët në aspektin jetik të proceseve vendimmarrëse të mirëinformuara publike, transparente, të përgjegjshme dhe demokratike në Shqipëri”.
