Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka qenë i pari nga fronti qeveritar që ka komentuar protestën e opozitës, zhvilluar mbrëmjen e djeshme para Kryeministrisë.
I pyetur në lidhje me konstatimin e analistit Baton Haxhiu, i cili tha se “Protesta e PD kishte një pjesëmarrje që as vetë Rama nuk e kishte pritur”, Balla tha se nuk e merr seriozisht, pasi duhet t’i dëgjosh të kundërtën që ta besosh se është e vërtetë.
Ai madje shkoi edhe më tej, duke thënë se PS nuk ka ndryshuar qasje ndaj Sali Berishës dhe u betua se sa të jetë në krye të grupit socialist nuk ka për të kaluar në Kuvend asnjë kërkesë që ka firmën e kreut të PD.
“Kush analist e ka komentuar. Unë Batonin nuk e marr kurrë seriozisht, dhe gjithmonë besoj se Batonit merri të kundërtën e asaj që thotë dhe ajo është e vërteta. Në koment të fjalës suaj që lidhet me non-gratën Sali Berisha, sot e kemi pranuar kërkesën e 15 deputetëve të PD-së, se nuk ishte firma e Sali Berishës brenda dhe të jeni të sigurt që kjo qase do të qëndrojë gjithmonë. Ka një standard dhe non-grata është Sali Berisha dhe shkresë me firmën e tij sa të jem unë këtu kreu i Grupit të PS, nuk votohet dhe nuk merr mbështetje në këtë Kuvend. Unë nuk merrem me protesta se me thënë të drejtën jam vetë organizator i evenimenteve të mëdha politike dhe ndaj nuk e komentoj këtë.
