Vit i ri, surpriza të reja. Pasi si surprizë na erdhi lajmi i fejesës së gazetares së njohur Albina Gjergji.
Duke mos e shkruar që është fejuar, Albina uron të gjithë për vitin e ri me anë të një fotoje ku shihet në prehrin e një mashkulli duke iu drejtuar me një puthje.
“Faleminderit të gjithëve për urimet dhe Gëzuar Vitin e Ri 2019 nga ne të dy” shkruan Albina në Instagram.
Të shumtë kanë qënë urimet nga kolegë, miq e familjarë që e urojnë dyfish, për vit të ri dhe për fejesën.
Duke bërë një “scroll” në Instagramin e gazetares vihet re që festa e fejesës është bërë 4 ditë më parë, dhe Albina ka zgjedhur të postojë vetëm foto me familjarët.
Në mbyllje të vitit Albina na surprizoi me këtë lajm të bukur dhe i urojmë të trashëgohet dhe jetë e vit të lumtur.