Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Pas 20 vitesh, i penduari i Camorra-s rrëfen vrasjen e shqiptarit

21:09 / March 27, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kamorres
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Giovanni Cascarino, i njohur për lidhjen me klanin e Camorras ka vendosur të bashkëpunojë me drejtësinë italiane, ku edhe ka rrëfyer vrasjen e një shqiptari në 1999 në Capua.

Sipas tij e gjithë ngjarja ishte një ndëshkim për viktimën, i cili së bashku me të vëllanë, kishte keqtrajtuar dhe detyruar një vajzë të punonte si prostitutë, me të cilën Cascarino kishte një lidhje fikse dhe kishte rënë në dashuri.

“E vrava se rashë në dashuri me vajzën që ai e shfrytëzonte si prostitutë dhe nuk e linte të lirë”.-tha Giovanni Cascarino, në procesin gjyqësor të vrasjes së Halim Margiekait, 20 vite më parë në Capua. Shqiptari u ekzekutua me pistoletë në një atentat, ku mbeti i plagosur edhe i vëllai.

Giovanni Cascarino ka treguar në gjykatën e Apelit krimin e vitit 1999, duke zbuluar edhe emrin e bashkëpunëtorit, Mario Cuoco. Të dy italianët, siç raportojnë mediat lokale, kanë qenë të lidhur me klanin mafioz të Camorra-s, “La Torre”.

Prokurori, pasi dëgjoi rrëfimin, kërkoi dënimin me 18 vite burgim për Giovanni Cascarino-n, autori i vrasjes dhe 16 vite burg për Mario Cuoco-n, si bashkëpunëtor në krim.

Ai tha se ra në dashuri me një vajzë të quajtur Sonia, që detyrohej të prostituohej në afërsi të Capua-s. Me të, kishte  krijuar një lidhje dashurore, por Halim Margiekai, tutori i vajzës, nuk kishte ndërmend ta linte të lirë, dhe bashkë me të vëllanë e rrëmbyen dhe e keqtrajtuan për disa muaj, vijon rrëfimi. Sipas italianit ky episod e kishte detyruar të hakmerrej.

Camorra shqiptari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.