Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Arti dhe muzika në zi, ndahet nga jeta dirigjenti i njohur

21:48 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sirri Rroji, dirigjenti i njohur, i cili ka qenë pjesë e bandës muzikore të Tiranës, ka ndërruar jetë këtë të premte.

Lajmi është bërë i ditur nga djali i tij Grid Rroji përmes një postimi në rrjetin social facebook.

I biri në postimin e tij ndan dhimbjen me miqtë dhe të afërmit, vë në dukje cilësitë e jashtëzakonshme të babait të tij dhe njofton se varrimi do të bëhet ditën e nesërme në Tiranë.

Mesazhi i djalit të dirigjentit:

Të dashur miq,

Me hidhërim të thellë ju njoftojmë se im atë Dirigjent Sirri Rroji u nda nga jeta sot në mëngjes.

Babi ishte njeri i jashtëzakonshëm, energjik si pakkush, organizator i lindur, mik besnik dhe i ndershëm.

Babi pati një karrierë profesionale të plotë: drejtues i ansamblit të Ushtrisë dhe i Estradës së Ushtarit, themelues dhe drejtor artistik i Festivalit të Ushtarit, themelues i Shkollës Frymore të Ushtrisë, dirigjent i Festivalit të 8-të në RTSH, themelues i Bandës Frymore të Tiranës, profesor i shumë brezave të artistëve tek Liceu i Natës, themelues i Ansamblit Artistik Tirana, me të cilin fitoi Eurofanfarë 1991 dhe u përzgjodh drejtues i 23 Fanfarave Europiane, autor i librit mbi historinë e Bandës së Tiranës “Orkestra Frymore e Tiranës: një jetë plot emocione”, fitues i çmimeve ndërkombëtare në Festivalet e Euaza de Lamaison dhe Villefranche de Rouergue në Francë, i dekoruar nga Ministria e Kulturës dhe Ministria e Mbrojtjes për kontributin e tij të çmueshëm për artin shqiptar.

Sipas amanetit të tij varrimi do të bëhet në Tiranë.

Për ditën dhe orarin do t’ju njoftojmë pasi të kryhen proçedurat e riatdhesimit.

Me respekt, Familja Rroji!

dirigjenti muzika sirri rroji
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.