Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Belind Këlliçi: Protesta ishte mesazh për ndërkombëtarët

21:54 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
belind kellici 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Deputeti i Partisë Demokratike Belind Këlliçi ka folur për protestën e mbajtur një ditë më parë në Tiranë. Këlliçi tha se ishte protestë për t’i dhënë mesazh ndërkombëtarëve dhe shqiptarëve se në Shqipëri opozita është e fortë, është e bashkuar, është në këmbë.

Deputeti demokrat tha se Rama dhe Veliaj kanë futur persona në protestë që të provokonin dhunë ndërsa shtoi se opozita është qytetarë dhe në këmbë.

“PD është opozita e vendit, me të gjithë grupet e ndryshme, opozita është në këmbë. Protesta shërbeu për të dhënë mesazh të qartë.

S’më cakton dot askush kë dua kryetar në partinë time, s’e cakton dot ambasada. Ka lidhje me konceptin dhe jo me ambasadën. Këtë e vendosin anëtarët e një partie.

PD ka dhënë leksion demokracie si në Amerikë, ku prevalon demokracia e drejtpërdrejtë. Dje protesta ishte madhështore jo vetëm në numër, por në simbolikë, ngjyra, pjesëmarrje, rrezatonte shpresë, qytetari.

Rama-Veliaj janë investuar që të kishte përplasje në protestë. Kam qenë prezent në dy raste, kur kishte provokime.

Janë nxjerrë jashtë nga turma, persona që nuk i njihte askush që thoni hajde t’i biem policisë. Dje reagoi kryeqyteti të cilit Veliaj i ka betonizuar çdo cep.

Shqipëria e vërtetë ka qenë dje në shesh, Shqipëria e Ramës, Veliajt, Damianit, Belindës. Udhëtojnë me chartera, makina qindra mijëra euro, kanë apartamente me para të mbushura cash, që i marrin me qira, i kanë në disa vende, ua vjedhin hera-herës dhe nuk i denoncojnë dot. Ka nga ato ministra që i kanë vjedhur paratë në shtëpi apo tek prindërit dhe nuk i denoncojnë dot.” – tha Këlliçi.

belind kellici Nderkombetaret Protesta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.