Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Twitter, Instagram dhe Facebook bllokojnë videot e ekzekutimt të ish-kryeministrit japonez

22:06 / July 8, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
social media
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjigantët e mediave sociale Twitter, Intagram dhe Facebook, të cilat janë pjesë e kompanisë Meta, kanë bërë me dije se do të fshijnë videot në të cilat tregohet ekzekutimi i ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe.

‘Meta’, sqaroi se arsyeja e fshirjes së tyre është pasi shkelin rregullat e firmave të mediave sociale për përmbajtje të dëmshme. Zhvillimi erdhi pasi disa video të incidentit ku Abe u qëllua dy herë u bënë virale në platformat e mediave sociale.

Është raportuar se ndërsa disa nga videot tregojnë vetëm momentet para dhe pas sulmit, të tjerat kanë regjistruar momentin e të shtënave.

Abe po mbante një fjalim në rajonin perëndimor të Nara kur u qëllua. Ai u dërgua me urgjencë në spital me një helikopter, por që në momentet që po transportohej nuk tregonte shenja jete. Abe kishte lënë detyrën e kryeministrit në vitin 2020. Meta deklaroi gjithashtu se ka çaktivizuar llogaritë e të dyshuarit në Facebook dhe Instagram.

“Jemi thellësisht të pikëlluar dhe të tronditur për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit të Japonisë, z. Shinzo Abe.

Ne nuk tolerojmë dhe nuk do të tolerojmë asnjë sjellje të dhunshme në platformën tonë. Për ta mbajtur platformën tonë një vend të sigurt, ne po punojmë për të hequr çdo përmbajtje të dhunshme në lidhje me incidentin”, thuhet në një deklaratë të Meta.

Twitter tha se po punonte për të adresuar përmbajtjen e dëmshme në lidhje me incidentin duke hequr në mënyrë proaktive materialin që shkel rregullat e tij.

ekzekutimi fshijne rrjetet sociale
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dështimi për zgjedhjen e presidentit, Kurti dhe Abdixhiku mbyllin takimin!

19:20 / September 2, 2026

Presidenti amerikan propozon emër të ri për Ngushticën e Hormuzit: Ta quajmë “Ngushtica e Trumpit”

18:22 / September 2, 2026

Urdhri i Trump/ Apple ndjek hapat e Google, ndryshon në Maps emrin e Liqenit Ontario

16:19 / September 2, 2026

Serbia shkon në zgjedhje të parakohshme më 25 tetor, Kuvendi shpërndahet në ditët në vijim

13:38 / September 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.