Tre shqiptarë që përdhunuan në grup, një të re në Bedford të Anglisë, duke i shkaktuar asaj makthin më të keq të jetës së saj, janë dënuar me 57 vite burg në total.
Viktima 23-vjeçare po shijonte natën e saj të parë pas përfundimit të kufizimeve për Covid, kur u nda nga shoqja e saj. Ajo e gjeti veten të vetme dhe të pambrojtur pasi u largua nga klubi i natës Vogue në Bedford High Street, në orët e para të së shtunës, 4 shtator të vitit të kaluar.
Pa e ditur ajo, ajo ishte përndjekur brenda klubit nga Gemti Hyka, 31 vjeç, i cili e futi në makinën e tij dhe e çoi në një adresë në qendër të qytetit ku e përdhunoi.
Dy nga bashkëpunëtorët e tij, Vullnet Haka, 33 vjeç dhe Ibrahim Bezati, 36 vjeç, mbërritën dhe e dhunuan. Gjatë kësaj kohë, e reja u godit me shuplakë në fytyrë dhe u detyrua të merrte kokainë.
Gjatë gjyqit në Gjykatën e Luton Crown, gjykatësi Steven Evans, tha se ata i kishin shkaktuar viktimës “makthin më të keq të çdo gruaje”.
Gruaja ka arritur të arratiset nga shtëpia në mëngjes dhe është gjetur në gjendje të rëndë nga kalimtarët.
Hyka u dënua me 26 vjet burg, ndërsa Haka, 33 vjeç dhe Bezati, 36 vjeç u dënuan me 14 vjet dhe 17 vjet burg.
