Kreshnik Osmani, një prej folësve të Sali Berishës në protestën e 7 korrikut, denoncoi menjëherë pas përfundimit të saj, se i kishin vjedhur portofolin.
Një ditë më pas, ai thotë se Policia e ka marrë në telefon për t’i thënë se portofolin e kanë dorëzuar dhe kjo tregon se demokratët s’janë hajdutë.
“Policia e Shtetit sapo më telefonoi dhe më tregoi se portofoli im është tashmë në posedimin e tyre dhe më kërkuan të shkoj dhe ta marr. Qytetarët opozitarë që e kanë gjetur e kanë dorëzuar në Polici.
Të gjithë drogaxhinjtë port-haliste kalemxhinj, që kanë dashur të bëjnë pis festivalin e demokarcisë një natë më parë, duke ironizuar se populli opozitar vjedhin njëri-tjetrin, tashmë duhet të kafshojnë gishtërinjtë me të cilat shkruajnë në tastierë sepse ata që e kanë gjetur e kanë dorëzuar ne Polici!
Një popull që nuk e mban në xhep diçka që nuk është e tij, në këto kohera skëterrë që jetojmë, është plotësisht i gatshëm për lirinë.
Faleminderit qytetarit, Faleminderit Policisë së Shtetit”, shkruan ai!
