Një tjetër rast i rëndë është shënuar në Pogradec, pas mbytjes pak ditë më parë të dy peshkatarëve. Ditën e sotme dyshohet se është mbytur edhe një tjetër.
Mësohet se 57-vjeçari nga fshati Memelisht ka dalë për të peshkuar dhe ka humbur kontaktet me familjen, ndërsa këta të fundit të alarmuar pasi varka e tij është parë në liqen bosh, dyshojne se mund të jetë mbytur.
Ngjarja
Gëzim Seitllari, nga fshati Memlisht, ka dale per te peshkuar mengjesin e dates 31 dhjetor. Pas disa oresh ka humbur kontaktet me familjaret, te cilet kane njoftuar policine. Sipas familjareve, policia ka filluar kerkimet per peshkatarin diten e djeshme, por pa rezultat. Sot ne mengjes, varka e peshkatarit, qe rezulton i humbur, eshte gjetur ne thellesi te liqenit, ne Hudenisht,cfare ka shtuar dyshimet se peahkatari eshte mbytur. Ne kerkim te trupit jane vene peshkataret e zones, ndersa priten polumbaret e Reneas, per te nxjerre trupin e Seitllarit.