Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Meta pret përfaqësues nga komuniteti arbëresh: Jetike të ruajmë këtë pasuri të vyer historike

18:13 / July 9, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fgg
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësues të komunitetit arbëresh të Italisë.

Kreu i shtetit nënvizon se është jetike për identitetin kombëtar ndihma ndaj këtij komunitetit, ndërsa shton se  ka mbetur i surprizuar nga ruajtja e gjuhës, kulturës dhe traditave nga arbëreshët.

“Takimet me përfaqësues të komunitetit shumë të dashur arbëresh janë gjithmonë emocionuese. I lumtur të prisja ngrohtësisht Nënkryetarin e Bashkisë Arbëreshe të Ururit, Molise, z.Emiliano Plescia dhe Këshilltarin për Kulturën të kësaj Bashkie, z.Roberto Anzivino. Është mbresëlënëse dhe frymëzuese të njihesh me përpjekjet e tyre për të trashëguar brez pas brezi gjuhën, kulturën dhe traditat e “Motit të Madh” të Gjergj Kastrioti Skënderbeut, që meritojnë sa më parë të bëhen pjesë e UNESCO. Jetike për mbrojtjen dhe forcimin e identitetit tonë kombëtar të mbështesim dhe ndihmojmë arbëreshët të ruajnë këtë pasuri të vyer historike dhe kulturore, vlerë e përbashkët e Shqipërisë dhe Italisë mike. E mirëprita me shumë kënaqësi ftesën për të vizituar Bashkinë e Ururit dhe do të kontribuoj me shumë dashuri për pasurimin e bibliotekës së saj me libra dhe botime në gjuhën shqipe.”

arbëreshët Ilir Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha kundërshton raportin e Reformës Territoriale, propozon deri në 110 bashki dhe rikthimin e komunave

15:10 / July 23, 2026

“Afati ka skaduar!” Balla kundër shtyrjes së mandatit të Territoriales: Komisioni e ka përfunduar mandatin dhe nuk ringjallet

12:03 / July 23, 2026

Seanca plenare nis me 1 minutë heshtje në nderim të akademikut Emin Riza

10:48 / July 23, 2026

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.