Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Blinken dhe Borrell, thirrje për nisjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

20:25 / July 9, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian thanë të shtunën se përparimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, është kritik në këtë moment kyç për kontinentin dhe shprehën mbështetjen për një propozim kompromisi që merr parasysh interesat e Shkupit dhe Sofjes.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken dhe shefi i politikës së Jashtme të BE-së Josep Borrell, e shprehën këtë qëndrim në një deklaratë të përbashkët ku mbështetet hapja e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut.

“Në këtë moment kritik të historisë evropiane, në kushtet e agresionit të pajustifikueshëm të Rusisë kundër Ukrainës, përparimi drejt anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është çelësi për forcimin e unitetit dhe qëndrueshmërisë së të gjithë kontinentit evropian. Të udhëhequr nga vlerat e përbashkëta dhe standardet e BE-së, të dyja vendet janë gati të ndërmarrin hapin e mëtejshëm drejt anëtarësimit në BE”, thuhet në deklaratë.

Zoti Blinken dhe zoti Borrell thanë se mbështetin një propozim kompromisi që “merr parasysh interesat dhe shqetësimet e Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë bazuar në respektin, besimin dhe mirëkuptimin reciprok”.

“Vendimi sovran i Parlamentit të Maqedonisë së Veriut do të jetë i rëndësishëm për të ecur përpara. Kjo frymë kompromisi konstruktiv mbi të cilin është ndërtuar integrimi evropian duhet të vazhdojë të frymëzojë të gjithë ata që janë të përfshirë në këtë proces historik”, vazhdon deklarata.

“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara për bashkëpunim më të ngushtë në Ballkanin Perëndimor. Sigurimi i stabilitetit dhe prosperitetit dhe realizimi i së ardhmes së tyre evropiane dhe euroatlantike mbetet qëllimi ynë i përbashkët”, përfundon deklarata./ Voa

blinken borrell negociatat Shqiperia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.