Turqia është një nga destinacionet më të preferuara jo vetëm për pushimet verore. Por qyteza e vogël Alaçatı, që ndodhet në gadishullin Çesme në Turqinë Perëndimore, është bekuar me emrin “parajsa në tokë”.
Shtëpitë prej guri, dyert prej druri të lyera me ngjyra të forta, rrugët dredha-dredha të mbushura me restorante luksoze dhe galeritë moderne të artit, e bëjnë Alaçatı-n të duket si një qytet mesdhetar, megjithëse me një hijeshi tipike turke.
Kudo që të ndaleni për të pushuar në këtë qytezë, do të shihni njerëz që pinë çaj turk apo kafe, duke shijuar ajrin e pastër dhe rrezet e diellit.