Influencer në mbarë botën, por Kim Kardashian po vuan pasojat pasi provoi fustanin e Marilyn Monroe në Met Gala 2022.
Në një intervistë të dhënë për “Allure”, ajo ka deklaruar se pas rënies në peshë, ajo përjetoi acarim të dhimbshëm të lëkurës nga psoriaza, sëmundje për të cilën ajo ka folur shpesh herë.
“Psoriaza shpërtheu në trupin tim dhe unë u preka nga artriti psoriatik, kështu që nuk mund të lëvizja duart. Ishte vërtet e dhimbshme dhe më duhej të shkoja te një reumatolog”, ka treguar Kim.