Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Ambasada në Athinë një zyrë elektorale e PS”, PD-ja: Të hetohen Gjiknuri, Kumbaro dhe Duro

11:52 / July 11, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1657531871x4ed09f8b 26a9 47ad 9a47 9de19be8de51 893
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Sekretari për Emigracionin dhe diasporën në PD Indrit Hoxha, në një deklaratë për mediat, akuzoi se ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është kthyer në zyrë elektorale të PS-së. Hoxha i referohet takimeve që ka mbajtur PS-ja me shqiptarët në këtë ambasadë. Po ashtu Hoxha pohon se “Partia Demokratike dënon me forcë praninë në takim dhe implikimin e ministres Mirela Kumbaro, sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe deputetit Laert Duro, dhe u bën thirrje organeve përkatëse të hetojnë këtë shkelje flagrante”.

Deklarata e plotë

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është kthyer në zyrë elektorale të Partisë Socialiste. Informacione të konfirmuara, ardhur në Partinë Demokratike, bëjnë me dije për organizimin e një takimi të brendshëm partiak në mjediset e përfaqësisë diplomatike shqiptare në Athinë.

Duke shkelur çdo ligj të shtetit dhe kod të etikës, zyrtarë të lartë të PS kanë kryesuar të shtunën në një takim organizativo-elektoral, brenda zyrave ku stema është e Republikës së Shqipërisë. Futja aty e flamujve dhe simboleve partiakë është mjerim dhe përdhosje e idesë së shtetit.

Përvetësimi i simboleve kombëtare, hapësirave shtetërore, dhe devijimi i vullnetit të taksapaguesve shqiptarë për qëllime partiake, është një rekord i zi që nuk i bën nder shtetit dhe as një PS-je normale. Partia Demokratike dënon me forcë praninë në takim dhe implikimin e ministres Mirela Kumbaro, sekretarit të Përgjithshëm Damian Gjiknuri dhe deputetit Laert Duro, dhe u bën thirrje organeve përkatëse të hetojnë këtë shkelje flagrante.

Partia Demokratike dënon gjithashtu një shkelje të dytë, caktimin e atasheut ushtarak Roland Berxhani, si koordinator për zgjedhjet në degën e PS në Athinë. Përfshirja e një zyrtari, aq më shumë një atasheu ushtarak në punë partiake, cënon jo vetëm dinjitetin e Forcave të Armatosura të një vendi të NATO-s, por ul kredibilietin e ambasadës dhe shtetit shqiptar te bashkatdhetarët tanë atje.

Kthimi i Amabsadës në zyrë me aneks të Partisë Socialiste është një atentat tjetër që partia në pushtet i bën shtetit dhe imazhit të Shqipërisë. Ju bëjmë thirrje bashkatdhetarëve tanë në Greqi të na informojnë për çdo kundravjatje dhe problem të tyrin atje. Partia Demokratike do t’u jetë në krah.

ambasada ne Athine PD PS
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Besimi nuk vritet me një krisëm“ Rama dorëzon ‘Besën’: Kjo është kthesa e mandatit të katërt/ Qytetarët të mos ndihen të padëgjuar dhe të papërfillur

13:49 / July 24, 2026

“Fitorja me 83 mandate është edhe bekim, edhe mallkim”/ Rama: Qytetarët shohin te ne shkakun e çdo gjëje që nuk shkon

13:36 / July 24, 2026

“Ka ndërhyrje të huaja dhe lajme të rreme”/ Rama: Protesta mori jehonë globale për shkak të lidhjes së projektit me Trump dhe Kushner

13:29 / July 24, 2026

“Zvërneci, pjesë e vizionit europian”, Rama: Procesi i negociatave me BE-në do të japë zgjidhjen

13:06 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.