Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Divorc te noteri, Saliaj: E kanë edhe vendet e BE-së, ul ngarkesën në gjykatë, më pak shpenzime

13:38 / July 11, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
divorce
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Divorci i çifteve tek noteri do ishte një risi për vendin tonë, por jo për vendet e BE-së”,-thotë noterja Elona Saliaj. Sipas saj, divorci tek noteri duhet të bëhet vetëm në rastet kur ka dakordësi mes çiftit, pasi kur ka konflikte, apo nuk janë dakord për kujdestarinë e fëmijës duhet t’i drejtohen gjykatës. Saliaj publikoi propozimin e saj ku thotë se për këtë nismë është nxitur nga ristrukturimet e sistemit të drejtësisë që po bëhen së fundmi në vendin tonë, me një hartë të re gjyqësore.

Keni propozuar divorc te noteri, çfarë ndryshon nga divorci në gjykatë?

Saliaj: Ajo ç’ka kemi propozuar është një projekt marrëveshje që bëhet te noteri kur bashkëshortët kanë pëlqim reciprok, por ligji aktualisht e ka që do duhet miratuar në gjykatë. Ajo ç’ka kemi propozuar, Fakti që ka një marrëveshje do duhet që kjo marrëveshje të regjistrohet në gjendje civile dhe të përshpejtohet procedura, ul kostot, shpenzimet dhe makthin e dy bashkëshortëve që nuk duan të jetojnë sëbashku.

Për sa mund të ndahet një çift nëse vendosin të mos jetojnë më bashkërisht?

Saliaj: Nëse ekziston vullneti, nëse ka konflikt shërben gjykata dhe është e pavëzvëndësueshme, në momentin kur nuk ka konflikt, ata mund të arrijnë një marrëveshje të shkruar dhe përcaktojnë zgjidhjen e martesës, mund të bëhet për një ditë, nuk ka afate të tejzgjatura. Flasim këtu edhe për rastet e emigrantëve, të cilët sa herë që vijën dhe duan të zgjidhin martesën, përcaktojnë një avokat, marrëveshjen, prokurën dhe kostot rriten. Natyrisht presin edhe me ditë të tëra. Çfarë sjell kjo në fakt? Fakti që gjatë kohës që presin të divorcohen nuk blejnë dot një pronë në emrin e tyre sepse do duhet të regjistrohen në bashkëpronësi të të dy bashkëshortëve sepse vazhdon bashkësia ligjore. Ose në rastet kur duan të marrin një kredi personale, nuk mund ta bëjnë sepse do duhet bashkredimarrës dhe bashkëshorti tjetër, ndërkohë ato janë në procedura divorci. Për të shmangur këto problematika të panevojshme do duhet të mos ketë një shtesë akoma më tepër për gjykatën por të thjeshtohen procedurat dhe shteti tua japë këtë mundësi qytetar që ta zgjidhin martesën me konsensus.

Në cilat vende aplikohet dhe a ka qenë e suksesshme apo është një ide që ka nevojë për t’u testuar?

Saliaj: Në vendet e tjera ekziston një marrëveshje e tillë. Janë rastet e Francës, Greqisë, Rumania, Estonia, vende që kanë praktikuar dhe e kanë lehtësuar. Këta na e sjellin si risi emigrantët që thonë si ka mundësi që në Shqipëri ka kaq shumë procedura burokratike, ta themi se gjykata është për zgjidhjen e një konflikti, nuk është për konfirmimin e një marrëveshje apo vullnetit të palëve.

Grupi i noterëve është propozues, keni patur një konsultim me Ministrinë e Drejtësisë apo aktorët e tjerë. E përkrahin këtë nismë apo janë konservatorë duke mbetur te standardi i gjykatës?

Saliaj: Ka qenë një nismë e nisur nga një studim personal dhe pastaj natyrisht që me grupet e interesit dhe noterët është diskutuar në trajnimet që kemi organizuar. Me ministrinë nuk është konsultuar, nuk është një draft ligj, por një ide që duhet ët shikohet nga gjithë faktorët e drejtësisë për t’u përfshirë të gjithë dhe për ta parë si një nismë pozitive në shërbim të gjithë qytetarëve por edhe në lehtësim të kostove të tyre dhe kohës mbi të gjitha. /Repor Tv/

divorc
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.