Për herë të parë, bota po sheh fotografinë me ngjyra të plota nga teleskopi i ri hapësinor James Webb. Imazhi thuhet se është pamja më e thellë dhe më e detajuar me rreze infra të kuqe e Universit deri më sot, që përmban dritën nga galaktikat që u deshën shumë miliarda vjet për të arritur tek ne.
Presidentit amerikan Joe Biden, tha se bota kupton me këtë që Amerika bën vetëm gjëra të mëdha. “Këto imazhe do t’i kujtojnë botës se Amerika mund të bëjë gjëra të mëdha dhe do t’i kujtojnë popullit amerikan, veçanërisht fëmijëve tanë se nuk ka asgjë përtej kapacitetit tone. Ne mund të shohim mundësi që askush nuk i ka parë më parë. Mund të shkojmë atje ku askush nuk ka shkuar më parë”, tha Biden.
Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) prej 10 miliardë dollarësh, i nisur më 25 dhjetor të vitit të kaluar, është faturuar si pasardhësi i teleskopit të famshëm hapësinor “Hubble”. Përveçse teleskopi i ri do të bëjë të gjitha llojet e vëzhgimeve të qiellit, por ka dy qëllime kryesore për të cilat është krijuar. E para, kap imazhet e yjeve me largësi me më shumë se 13.5 miliardë vite dritë. E dyta, të zbulohen planetët e largët për të parë nëse mund të jenë të banueshëm.

