Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Kompanitë fiktive”, reagon ministri i Drejtësisë: Ilir Metës po ia prish gjumi diçka tjetër, s’ka faj i shkreti

17:22 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Manja meta 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i është përgjigjur deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili tha se me firmën e një gruaje që ka ndërruar jetë, janë bërë trasanksione me 5-6 milionë euro nga kompanitë fiktive të inceneratorëve.

Manja me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se emri i gruas që ka ndërruar jetë është nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor.

“Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…” shkruan Manja ndër të jera në postimin e tij.

“Ulëritëse është që Ilir Meta vazhdon ndot dynjanë, ndërkohë që emrat e të vdekurve me të cilët ai luan për të ulëritur, janë nxjerrë nga dosjet e çuara në prokurori prej vitesh nga hetimi tatimor! Po diçka tjetër ia prish gjumin Ilir Metës, dhe nuk ka faj i shkreti…” shkruan Manja në postimin e tij.

Presidenti Meta me heret kishte deklaruar se ” Përveç pensionistëve që janë në azile, që figurojë në mënyrë të paditur me veprime që kapërcejnë mbi 30 mln euro, çobanit që është në Greqi me rrogë 300 euro, që figuron me veprime të pakryera nga ai, me miliona euro këtu.

Së fundmi për fat të keq për të kuptuar dramaticitetin dhe imoralitetin e tejskajshëm të kësaj babëzie që është babëzia e shekullit, thjesht t’u zbuluan faktet dhe për një qytetare të ndjerë që është ndarë nga kjo botë para 5 vitesh.

Me firmën e saj gjatë këtyre viteve janë kryer transaksione 5-6 mln euro. Kjo është ulëritëse, tronditëse. Çfarë është kjo QKB që pranon të bëjë veprime të tilla? Çfarë janë këto noterë që bëjnë këto veprime? Kush mban përgjegjësi për këto skandale që vetëm thellohen? Si mund të vazhdohet afera e inceneratorëve, kur dihet që paratë shkojnë për llogari të krimit? Është situatë dramatike dhe ftoj Kuvendin të merret me këtë çështje sepse ende nuk ka filluar edhe maja e ajsbergut me aferën e inceneratorëve Po shkelet në mënyrë të ndërgjegjshme Kushtetuta”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kaosi gjatë protestës, Policia shoqëron protestues në zona të ndryshme të Tiranës

22:45 / October 14, 2026

Protesta e dhunshme dhe kaosi në Tiranë, ministri Demo: Skenar ogurzi i politikës së vjetër dhe duarve të huaja

21:59 / October 14, 2026

Protestuesit sulmuan Kuvendin, Peleshi: E papranueshme, subjektet politike të distancohen nga dhuna

20:39 / October 14, 2026

Reagim i Ministres së Arsimit, Kumbaro: Aktet e sotme të shkatërrimit nuk përfaqësojnë marrëdhënien e MA-së me studentët

20:18 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.