Disa nga shenjat që tregojnë se nuk jeni më të dashuruar me partnerin tuaj
Megjithëse koha e investuar në marrëdhënie mund t’ju detyrojë të përpiqeni të rregulloni gjërat që nuk shkojnë apo të përpunoni çdo ndjenjë negative që keni ndaj partnerit tuaj, kur dashuria ikën, është vetëm një çështje kohe para se të ikni dhe ju nga ajo marrëdhënie.
Këtu janë disa shenja që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se nuk jeni më të dashuruar.
Ju nuk dëshironi të provoni se e doni tjetrin
Është shumë e thjeshtë: kur nuk jeni më i dashuruar, nuk bëni asnjë përpjekje për asgjë që ka të bëjë me marrëdhënien tuaj. Interesi juaj për të është zvogëluar në atë masë saqë ju merrni pjesë vetëm me përpjekje minimale, pothuajse nga inercia. Kjo sepse kur dashuria mbaron, edhe përkushtimi në marrëdhënie ulet. Ju nuk përpiqeni të jeni një partner ideal, të flirtoni, të krijoni momente romantike, të jepni gjithçka për lidhjen dhe sakrifikoni veten për ta mbajtur atë të mos prishet.
Nuk e keni problem të kaloni ditë dhe netë pa njëri-tjetrin
Meqenëse ai person nuk ju ndez një zjarr si dikur, nuk keni problem të kaloni ditë apo javë duke mos ndarë emocionet. Kur jeni të dashuruar, mendoni vetëm për atë person dhe gjithçka që dëshironi është të kaloni kohë me të. Kur ndalon së dashuruari, ndodh e kundërta. Tani po kërkoni justifikime për të mos ndarë momente së bashku ose thjesht nuk ju pëlqe ta bëni n. Kjo e fundit është më e rëndësishmja: ndarja nuk ju ngjall ndjenja kënaqësie, deri në atë pikë sa ato ju duken të pakuptimta.
Jeta juaj seksuale bëhet diçka dytësore
Ashtu siç nuk jeni të interesuar të ndani momente romantike me partnerin tuaj, nuk jeni të interesuar të bëni të njëjtën gjë seksualisht. Takimet e këtij lloji tani janë dytësore, ose sepse nuk gjen kënaqësi ose sepse nuk e toleron idenë për të gjetur veten në intimitet me të. Studiuesit pajtohen se seksi është një masë e kënaqësisë në marrëdhënie. Kur praktikohet në mënyrë sporadike ose nuk praktikohet fare, atëherë është e pashmangshme që perceptimi ndaj marrëdhënies të jetë negativ.
Nuk jeni i pari/ e para që i shkruani apo i telefononi
Komunikimi është shumë i rëndësishëm në një marrëdhënie. Ashtu si me seksin, ekspertët e konsiderojnë atë një nga shtyllat për një marrëdhënie të qëndrueshme dhe të begatë. Ndryshe nga sa keni bërë më parë, tani nuk shqetësoheni se do të jeni i pari që do t’i telefononi apo i shkruani.Të bësh një bisedë virtuale të mërzit, deri në atë pikë sa përgjigjesh në mënyrë të paqartë ose nuk përpiqesh ta vazhdosh. Gjithashtu, nuk ju intereson asgjë që lidhet me partnerin tuaj dhe kur ai ju kërkon të flisni për gjërat tuaja, jeni sa më konciz. Nuk do shqetësoheshit fare sikur të mos ju telefononte për disa ditë.
Kërkoni vazhdimisht hapësirë
Hapësira është shumë e rëndësishme në një marrëdhënie të shëndetshme. Ne të gjithë kemi nevojë për hapësirë për të bërë gjërat tona, për të pasur pavarësi. Vetëm se tani ju e sillni këtë parim në shprehjen e tij më të plotë, deri në pikën që përdorni justifikimin e hapësirës tuaj për të shmangur ndarjen me partnerin tuaj. Ju shqetëson partneri që nuk ju lë hapësirë dhe gjithashtu ju bezdis fakti që ju tregon se po izoloheni. Nuk është se pretendoni pavarësinë tuaj, por ju nuk e shijoni më kohën që kaloni me partnerin tuaj.
Nuk keni frikë të flirtoni me dikë tjetër
Një tjetër shenjë e pagabueshme që nuk jeni më të dashuruar është se keni filluar të flirtoni me dikë tjetër. Mund ta bëni me qëllime serioze, ose mund ta bëni vetëm për argëtim. Sido që të jetë, ju e keni lënë mënjanë besnikërinë dhe praktikisht keni flirtuar me dikë tjetër.
Ju ankoheni tek miqtë për marrëdhënien tuaj
Një nga shenjat që nuk jeni më të dashuruar me partnerin tuaj, të cilën nuk mund ta injoroni është se po përpiqeni të hiqni dorë nga marrëdhënia duke I ndarë gjërat me miqtë tuaj. Ju shfryni frustrimet, pakënaqësinë me njerëzit e afërt. Ju nuk humbisni një bisedë me ta pa e hapur këtë temë.Ju mund të mos jeni të vetëdijshëm për këtë, madje mund ta bëni atë vetëm në mënyrë sporadike. Për ta zbuluar, pyesni mikun tuaj më të mirë se çfarë mendon ai për marrëdhënien tuaj. Kjo mund t’ju bëjë të shihni më qartë nëse jeni apo jo të dashuruar me partnerin tuaj.