Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Berisha porosi kryetarëve të degëve: Jini aktiv në rrjetet sociale, me Facebook fitohen zgjedhjet

19:56 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
berisha kreret e degeve
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një takim me kryetarët e degëve të Partisë Demokratike në Tiranë, kryedemokrati Sali Berisha ka kërkuar që të angazhohen më shumë në rrjetet sociale për të përmbysur epërsinë e kundërshtarëve socialistë në botën dixhitale.

Berisha theksoi se Facebook-u si një mjet komunikimi online, luan një rol të rëndësishëm për fitoren e zgjedhjeve.

E në këtë aspekt, komunikimin në Facebook dhe publikimin e akuzave dhe kritikave ndaj qeverisë, Sali Berisha e konsideron mjet thelbësor.

“Duhet të përmbysim tërësisht situatën në rrjetet sociale, duhet të dominojmë. Treguesit janë shumë të mirë. Si numër, kundërshtari ynë ka shumë më tepër se ne, në një kohë që ne kemi nevojë dhe mund të kemi trefishin e tij. E kam kërkuar, e kërkoj dhe insistoj nga ju. Po në këtë mënyrë do insistoni pranë bashkëpunëtorëve tuaj. Të bëjmë gjithçka për shfrytëzimin maksimal të rrjeteve sociale. E dëgjoni shpesh se nuk fitohet me Facebook.

Fitorja është komplekse, dhe unë ja u them që vetëm me Facebook mund të fitohet. Historia ka faktuar se aty ku mediat e mëdha nuk janë në favor të opozitës, përcaktuese ka qenë përdorimi i rrjeteve sociale nga opozita dhe kanë fituar zgjedhjet duke dominuar. A i kemi ne mediat e mëdha? Nuk janë në favor. Shkoj unë ulem aty, ata nxjerrin telefonat, u bien kumrijet në të gjitha anët, zbatojnë porositë. Ne nuk i drejtojmë dot ato, kështu është ai problem, por ne zhvillojmë një dimension ku nuk na ndërhyjnë dot. Çdo ngacmim që u vjen, çdo mendim që ju vjen kundër qeverisë, hidheni në Facebook.

Por t’i hedhim mos t’i mbajmë në mendjen tonë. Merrni nga të tjerë, shumë normale është, nga portale, lajme, analiza dhe t’i shumëfishojmë. Këtu kemi një rezervë shumë të madhe ne. Asnjëherë mos besoni ata që thonë se nuk fitohen zgjedhjet me Facebook. Nuk është normale të thuash. Komunikimi ka një rëndësi shumë të madhe, përcjellja e mesazhit ka rëndësi të jashtëzakonshme. Sigurisht nuk mjafton vetëm ajo, por dhe pa atë nuk fitohet ama”, u shpreh Sali Berisha. 

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.