Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Çfarë përmban propozimi francez, zbardhen shtatë pikat!

23:51 / July 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Propozimi Francez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Ligjvënësit maqedonas i morën më në fund tre nga katër dokumentet e lidhura me propozimin e shumëdebatuar francez, që pretendon t`i japë rrugën zgjidhjes së mosmarrëveshjeve ne Sofjen, e për rrjedhojë, edhe çeljes së negociatave me BE-në.

Paqartësitë megjithatë, vazhdojnë të rrethojnë ende këtë proçes. Por, çfarë përmban propozimi Francez? Ai përbëhet nga 7 pika, megjithatë pjesa që ka ngjallur më së shumti debate lidhet me gjuhën dhe të kaluarën historike.

Në propozimin francez, gjuha maqedonase përcaktohet si e tillë, pra gjuhë maqedonase pa sqarime plotësuese apo fusnotë, por në të njëjtën kohë nënvizohet se në raport me këtë çështje, BE-ja do t’i marrë parasysh deklaratat e të dy shteteve, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë.

Pavle Trajanov, i Lidhjes Demokratike ka hartuar disa konkluzione mbi të cilat thotë se palët mund të diskutojnë. Në mesin e tyre, ai kërkon që korniza negociuese ta njohë gjuhën maqedonase si zyrtare pa asnjë mundësi për deklarata uni-lateral, ndërsa kërkon që çështjet bilaterale të mos jenë pjesë e kornizës.

Në pikën e katërt të propozimit francez, krahas detyrimit për realizimin e reformave, theksohet se, “Këshilli në këtë drejtim mirëpret synimin e Maqedonisë së Veriut të nisë dhe të arrijë si çështje me prioritet ndryshimet kushtetuese, me qëllim përfshirjen në Kushtetutë të qytetarëve që jetojnë brenda kufijve të shtetit dhe që janë pjesë e njerëzve të tjerë, si bullgarët”.

Veç gjuhës, edhe pretendimi i ndryshimeve kushtetuese me qëllim përfshirjen e bullgarëve në Preambulën e Kushtetutës, ka shkaktuar debate të mëdha. Në pikën e tretë të propozimit theksohet se: “Në rrugën e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Këshilli rikujton rëndësinë e arritjes së rezultateve të prekshme dhe zbatimit me mirëbesim të marrëveshjeve dypalëshe, përfshirë Marrëveshjen e Prespës me Greqinë dhe Traktatin (marrëveshjen) për fqinjësi të mirë me Bullgarinë”.

maqedoni e veriut propozimi francez Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Cristiano Ronaldo i jep lamtumirën kombëtares së Portugalisë: Pas 23 vitesh, i vjen fundi një epoke

14:53 / November 5, 2026

Rama nis përgatitjet për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të PS

14:50 / November 5, 2026

Buxheti 2027/ Gonxhja zbulon projektet: Nga Muzeu i Skënderbeut, Galeria Kombëtare te 30 banesat historike

13:56 / November 5, 2026

Ambasadorja e BE-së, Moreira de Sousa: Protestat paqësore janë pjesë e demokracisë, dhuna nuk ka vend! Shqipëria synon mbylljen e negociatave në vitin 2027

12:50 / November 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.