Gjatë një sulmi, Shtetet e Bashkuara kanë vrarë liderin e Shtetit Islamik në Siri, Maher al Aqal. Me të u vra edhe zëvendësi i tij. Të dy po udhëtonin me motoçikleta në momentin e sulmit me dron.
Presidenti amerikan Joe Biden, thotë se vdekja e tij është një mesazh i fuqishëm për të gjithë terroristët që kërcënojnë atdheun tonë dhe interesat tona në mbarë botën. “Shtetet e Bashkuara do të jenë të pamëshirshme në përpjekjet e tyre për t’i sjellë ato para drejtësisë”.
Akal ishte një nga katër liderët më me ndikim të organizatës terroriste në nivel global. Ky ishte i fundit në një seri sulmesh kundër ISIS-it në Siri. Ai ishte përgjegjës për zhvillimin e ISIS përtej kufijve të Sirisë dhe Irakut.