Nesër në seancën plenare të Kuvendit të Shqipërisë, pritet që të kalojë për votim marrëveshja për Parkun Kombëtar të Butrintit, ndaj dhe sot Aleanca për Mbrojtjen e Butrintit, dolën në një protestë ku kërkojnë që pasuria kombëtare mos ti kalohet në administrimin një OJF-je. Sipas tyre ky është një akt korruptiv që cënon trashgimë kulturore të vendit. Sazan Guri tha se kjo është një luftë në të cilën do të luftojnë me dijen dhe ligjin, ndërsa aktivisti Andi Tepelena u shpreh se trashgimija kultore u përket shqiptarve. Ata kanë bërë thirrje që nesër të mbahet një protestë e madhe Kombëtare para Kuvendit në orën 10:00.
Sazan Guri: Kjo është luftë, thjesht me dijen dhe ligjin, mos kini frikë nuk marrim drunj dhe shpata, kemi zotin me vete. Kur mashtrimi thuhet shumë herë e vërteta duhet thënë më shumë. Në këtë libër që do shpallet i ulët ku ky autor që është dhe kryetar i këtij fondacioni thotë se Butrinti iu dha gabimisht shqipërisë.
Altin Goxhaj: Kam sjellë projektin sesi krijohet një OJF në Pogradec për të marrë Drilonin. Oligarkët shqiptar po përdorin flamurin amerikan për të grabitur Shqipërinë. I bëj thirrje fondit amerikan që flamuri amerikan të mos bëhet pis. I bëj thirrje Majkëll Grenof, pronarit, reputacioni i tij sot do fillojë të bëhet pis dhe në Shqipëri dhe në Amerikë.
Ardit Zeneli: Ky është një krim kundër trashgimisë dhe historisë shqiptare dhe i bëjmë thirrje fondacionit amerikan të mos bëhet palë në këtë krim.
Aulon Kalaja: Neve nuk na mbetet gjë tjetër vetëm që nesër të thërrasim një protestë kombëtare para parlamentit në orën 10:00. Ne do e çojmë çështjen në Gjykatën Kushtetuese.
