Njujorkezët mund t’i japin “një kafshatë kapitalizmit” duke ngrënë akullore në formën e kokave të miliarderëve të botës si Jeff Bezos, Bill Gates, Jack Ma, Elon Musk dhe Mark Zuckerberg pranë McCarren Park në Brooklyn.
Kolektivi i artistëve të Brooklynit po shet akullore “Eat the Rich” për 10 Dollarë një copë nga një kamion në Nju Jork dhe Los Anxhelos.
Shenjat si “Suck Zuck”, “Gobble Gates”, “Bite Bezos”, “Munch Musk” dhe “Snack On Jack” zbukurojnë kamionin e akullores.
