Në një kohë që Berisha është shpallur ‘non grata’ nga Departamenti Amerikan i Shtetit, dy deputetet Jorida Tabaku dhe Orjola Pampuri i janë bashkuar kolegëve të tyre socialiste në vizitën në Kongresin Amerikën.
Dy deputetet demokrate dhe ata socialistë janë takuar me kongresmenen Representative Lisa McClain, bashkë-kryetare e grupit parlamentar për çështjet shqiptare në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së.
“Zhvilluam një bisedë të këndshme për marrëdhëniet bilaterale 100 vjeçare, mbështetjen e vazhdueshme për reformën në drejtësi & shtetin e së drejtës, sfidat aktuale euro-atlantike si vende anëtare të Këshillit të Sigurisë, si edhe mbështetjen e SHBA-së për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE .
Rritja e investimeve amerikane në Shqipëri, si edhe vijimi i forcimit të marrëdhënieve ndërparlamentare AL-SHBA u diskutuan në këtë takim me kongresmenen McClain”, thotë ish-ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.
