Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

“Nuk i kam duart e lyera me gjak”, Bardhi dhe Manja përplasen në Komision, ministri: Unë s’jam vrasës

20:22 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
manja
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Debate të forta janë zhvilluar në Komisionin e Ligjeve mes ministrit të Drejtësisë Ulsi Manja dhe deputeti të PD-së Gazment Bardhi.

Debati ka nisur për hartën e re gjyqësore, ndërsa Manja dhe Bardhi janë ndalur tek vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan pak para zgjedhjeve.

Deputeti demokrat tha se Ulsi Manja duhet të ishte në burg, pasi sipas tij është “vrasës dhe hajdut”.

Nga ana e tij, Manja tha se “nuk i ka duart e lyera me gjak”, ndërsa sqaroi se kur Bardhi u bë ministër teknik i Drejtësisë rriti tarifat për qytetarët.

DEBATI NË KOMISION

Manja-Bardhit: I pyetët qytetarët e Bulqizës, të Malësi së Madhe etj. U ngritët në mëngjes…Jo se nuk ke pyetur asnjë. Ditën që ike nga zyra dyfishove tarifat për qytetarët shqiptarë dhe që e kemi fituar në Gjykatë të Apelit. Ky është shqetësimi që ke ti për shqiptarët. Nuk dua përgjigje prej teje se e ka dhënë Gjykata e Apelit me vendim. Të ka rrëzuar udhëzimin e përbashkët për tarfiat që ke firmosur me Ministrin e Financave. Dhe vjen këtu dhe flet për shqetësimet e qytetarëve. Unë kam ardhur me shumë seriozitet për të diskutuar për hartën. Është një proces që është ndarë mes KLGJ dhe ministrit të Drejtësisë për buxhetimin dhe logjistikën e hartës.

Bardhi-Manjës: Ti duhet të ishe në burg

Manja: Unë s’jam vrasës

Bardhi: Je më shumë sesa vrasës, ti je vrasës dhe hajdut

Manja: Unë nuk i kam duar të lyera me gjak. As xhaketën se kam të lyer me gjak dhe nuk i fus familjet shqiptare në konflikt.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.