Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“1 mijë euro për varr”, Suli-Berishës: Zoti të gjykoftë o trillues se s’i kam futur kujt dorën në xhep

22:14 / July 13, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rakip suli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli i është përgjigjur kryedemokratit Sali Berisha, i cili në një denoncim shkruante se në Kamëz paguhet 1 mijë eruo për një varr. Në një postim në profilin e tij në Facebook, Suli e quan trillues Berishën dhe e lë në dorën e Zotit gjykimin e tij. Nga ana tjetër, kryetari i Bashkisë shkruan se ai nuk ka vjedhur kurrë që kur ka lindur dhe se nuk i ka futur duart në xhepin e askujt, të gjallë apo të vdekur. 

“Sali Berisha! O trillues i paskrupullt! O shpifës i papërmbajtur! Kur burrat merren me të vdekurit duke trilluar, fantazuar dhe përdhosur siç bëre ti sot nga gjirizi yt digjital, duke mos respektuar asnjë kod njerëzor dhe asnjë kufi moral, tregon se nuk je në gjendje të kuptosh nga njeriu, aq sa një shatzë kupton nga një tjetër shtazë. Nuk mund të qëndroja pa të kthyer një përgjigje shqiptarçe: Unë Rakip Suli, që kur kam lindur e deri sot kam bërë udhëtimin tim me mund e sakrifica, pa i futur kujt dorën në xhep as të gjallë dhe as të vdekur, dhe as i kam ndyer duart me gjak. Kam pritur e ndihmuar me mijëra njerëz të dëshpëruar me lot ndër sy nga keqpërdorimi dhe shfrytëzimi që ju ke bërë me pushtetin tuaj 30- vjeçar në Kamëz. Nëse ke burrni, që s’e ke, mos ço sejmenet e tu, po eja vet në Kamëz! Mandata që ke marrë nga përtej oqeanit nuk është e një shteti, as e një konsipiracioni, as e një individi, por është mallkimi i atyre qe iu ke përdhosur të gjallë e të vdekur tash 32 vjet.
Populli të flaku siç e meriton, ndërsa vetes i ke garantuar mungesën e një varri të qetë përgjithmonë me mëkatet dhe krimet e tua. Zoti të gjykoftë!”- shkruan Suli.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë një denoncim lidhur me kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Sulin, duke pretenduar se ai e shet me 1000 euro një vende për varrim. Në një postim në rrjetin e tij social, Berisha ka nxjerrë mesazhin e një qytetari, i cili bën një denoncim për varrezat në Bathore. Sipas qytetarit, një vend varri që supozohet të jepet falas, është shitur për 1000 mijë euro.

Rakip SUli trillues varr
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Lamallari: Sakrifica e Enea Mekollit do të kujtohet me respekt, autori do të përballet me forcën e ligjit

10:08 / June 4, 2026

Aktiviteti “Bread and Heart Festival” në Tiranë, policia njofton kufizimin e përkohshëm të lëvizjes në Sheshin Skënderbej

09:57 / June 4, 2026

Vrasja e policit në Maliq/ Reagon Rama: Nderim i përjetshëm për dëshmorin e atdheut, dënim maksimal për autorin

09:52 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.