Këngëtarja e njohur e hitit “I kissed a girl” Katy Perry dhe partneri i saj aktori Orlando Bloom, do të kurorëzojnë still shpejti dashurinë e tyre.
Këtë Shën Valentin, Orlando i propozoi Katy-t për martesë me një unazë që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave, ndërsa së fundmi janë bërë të ditura planet e çiftit për dasmën.
Sipas mediave të huaja burime to sigurta kanë treguar se ata do të zhvillojnë një ceremoni si në përralla, e cila do të mbahet në “Disney World”, në kështjellën e Hirushes. Megjithatë, ende nuk është bërë e ditur për publikun data e ceremonisë së tyre.