Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, nuk ka ndaluar këtë të enjte në Kuvend me akuzat ndaj ministres së Bujqësisë e jo vetëm. Ai ministren Krifca dhe grumbulluesit e shalqirit i fajëson për situatën ku ndodhet çmimi i këtij produkti në treg.
Po ashtu Braçe teksa i’u drejtua deputetit të PD-së Luan Baçit, publikoi po ashtu një foto të tre grumbulluesve në zonën e Fierit, të cilët sipas tij janë mbledhur ditën e djeshme në një kafe bashkë me deputetin Baçi për të ulur çmimin e shalqirit, duke përfituar në kurriz të buqëve.
“Doni të dini se si sillen grumbulluesit. Ku është ai deputeti i Fierit, i PD-së. E fundit, si shkoi samiti i Fierit dje me Donin, me Ramirin dhe me Tomato.al, do ta çojnë çmimin e shalqirit 4 lekë apo s’do ta çojnë këta. Janë ministre këta, që ju mendoni se po bëjnë Bujqësisë në këtë vend dhe ndihmojnë bujqit, këta po ndjekin politikën. Ajo që ndodh me çmimin e shalqirit këtë vit është tërësisht politike. Ja ku i keni të tre shkojini dhe pyetini. Ku kanë ngrënë dhe ku kanë pirë dje. Jo i madhi fare i Donit se ai është duke ngrënë peshk në Lushnje”.