Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Bardhi: Drejtësia e re vijon të godasë në palcë qytetarin dhe u jep imunitet të paprekshmëve

14:00 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gazment Bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në fjalën e tij në seacën e kësaj të enjte në Kuvend, deputeti demokrat Gazment Bardhi e ka quajtur drejtësi që u jep imunitet personave që nuk preken nga ligji, “Drejtësinë e re”. Po ashtu ai u shpreh se drejtësia e re vijon të godasë qytetarin e thjeshtë dhe t’i japë përparësi të pasurve në vend. Sipas deputetit,të gjithë institucionet e drejtësisë ulin kokën dhe janë në garë se kush t’i shërbejë më parë Edi Ramës.

“Drejtësia e ka marrë emrin e re, por në sjellje vijon të jetë e vjetër, vijon të godasë në palcë qytetarin dhe u jep imunitet atyre që vijojnë të jenë të paprekshëm. Në 5 vjet sipas të dhënave të ministrisë 3304 qytetarë janë dënuar për veprën penale ndërtim i paligjshëm, ata kanë rregulluar çatinë apo dhomën e gjumit të fëmijëve të tyre.

Ata nuk i kanë shërbyer syrit të institucioneve. Bashkia prokuroria kanë shkuar dhe gjykata ka dënuar. Të paprekshmit mund të ndërtojnë afër, në lagjen ku banon drejtuesi i SPAK apo Drejtori i Policisë. Zoti prokuror ngrini kokën dhe shikoni, bëjeni pa marrë leje nga Edi Rama, drejtësia që u tregon dhëmbët 3304 qytetarëve dhe ul kokën para oligarkëve të Edi Ramës nuk është drejtësi e re, por është më e vjetër se sa drejtësia e vjetër.

Drejtësia e re do të jetë kur Edi Rama të jetë i barabartë me 3304 qytetarët e këtij vendi.Drejtësia e re do të jetë thjesht drejtësia e paprekshmëve të rinj. Drejtësia e re e të paprekshmeve nuk rregullohet as me rezoluta dhe as me rekomandime, por duke larguar atë që jep lejet e të paprekshmeve”.

Gazment Bardhi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026

Tensione para Kryesisë së Kuvendit, protestuesit përplasen me deputetin Erion Braçe

12:41 / October 2, 2026

Rama thirrje investitorëve të huaj: Mos e humbisni mundësinë për të investuar në Shqipëri

11:31 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.