Një 60-vjeçar është paraqitur në urgjencën e spitalit Ushtarak në Tiranë me një objekt të huaj në organin e tij gjenital. Ndoshta për të provuar diçka të re, 60-vjeçari kishte vendosur në organin e tij një unazë inoksi, e cila i kishte ngecur, duke i hapur shumë probleme.
Me rritjen e komplikimeve, pacienti vendosi që të shkonte në spital për të hequr objektin e huaj. Me ndihmën e zjarrfikësve, duke përdorur trapanin dhe frezoren e dorës, 60-vjeçarit i është hequr objekti i huaj.

