Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku po inspektojnë by-passin e Vlorës bashkë me Komisionerin e Bashkimit Europian për Zgjerimin dhe Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.
Ndërsa po ecnin mes për mes rrugës që u inaugurua më 7 korrik, Rama i shpjegon Varhelyin se më parë nuk kalonte këmba e njeriut sepse ishte vetëm mal.
“Askush nuk vinte dot më parë këtu. Ka qenë e gjitha mal”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar u shpreh se sot është një ditë e bukur për vendin. Ndërsa ka shpresuar që Várhelyi të thotë diçka më shumë për hapjen e negociatave.
“Është një ditë ku jam i bindur ku komisioneri të na thotë më shumë lidhur me ato që ne presim dhe që është fillimi formal i negociatave të Shqipërisë në BE.”tha Rama
