Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çfarë ndodhi? Abazoviç i gatshëm të japë dorëheqjen nga posti i kryeministrit të Malit të Zi

22:56 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dritan abazovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, është shprehur i gatshëm të japë dorëheqje nga posti që mban.

Këtë gatishmëri Abazoviç e shprehu të enjten mbrëma, pasi partia Mali i Zi Demokratik tha se do të duhej ta bënte këtë sapo  të përfundojë procesi i zgjedhjeve të organeve të drejtësisë.

Abazoviç tha se në parim e mbështet qëndrimin e Kryesisë së Malit të Zi Demokratik, që i bëri thirrje Kuvendit të mos shqyrtojë iniciativat e mundshme për shkurtimin e mandatit para se të zgjidhen katër anëtarë të Këshillit Gjyqësor dhe së paku një gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese, shkruan Alsat.

“Të gjithë duhet të kemi një konsensus më të gjerë për zhbllokimin e gjyqësorit, të Gjykatës Kushtetuese. Le të kontribuojmë të gjithë për këtë dhe të themi: ‘Mirë, po shkojmë në zgjedhje të reja. Por para kësaj, le të bëjmë një punë të përbashkët. Nëse kolegët demokratë, nëse e kam interpretuar saktë njoftimin, mendojnë kështu, unë jam gati të jap dorëheqjen”, tha Abazoviç për “Vijesti”.

Abazoviç është kritikuar shumë kohëve të fundit nga partitë në Mal të Zi, edhe nga partnerët qeveritarë. Po ashtu ka humbur besimin në Kuvend të partisë së presidentit Milo Gjukanoviq për shkak të marrëveshjes për themelimin e Kishës Ortodokse serbe në Mal të Zi. Po ashtu u kritikua gjerësisht edhe për deklaratën në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës.

abazovic doreheqjen gati
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.