Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Ndahemi nga RMV nëse nuk miraton planin francez

23:41 / July 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Shqiperia Maqedonia e Veriut BE
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Si kryeministri Edi Rama, ashtu edhe Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerimin Oliver Verheji janë të bindur se java e ardhshme do të jetë vendimtare për çeljen e negociatave. Nga inagurimi i Bypassit të Vlorës pasditen e 14 Korrikut, komisioneri shprehu bindjen se Shqipëria është gati për të filluar negociatat me BE-në.

“Nuk ka dyshim, asnjë pikëpyetje që Shqipëria ka bërë çdo gjë që ishte e nevojshme për të arritur tek konferenca e parë ndërqeveritare dhe për këtë arsye unë jam shpresëplotë se në ditët e pakta në vijim, ne do të kemi lajmin e mirë, dhe që java e ardhshme do të jetë ajo javë për të cilën ne kemi kaq kohë që presim”.

Por kryeministri Edi Rama e konsideroi këtë vetëm një proçes formal që nuk do të ndikojë në reformat e ndërmarra tashmë nga qeveria shqiptare.

“Ne do vazhdojmë përditë njësoj sikur negociatat të ishin hapur qysh atëherë kur duhet të ishin hapur, me reformat, me investimet, me financimet e garantuara falë edhe planit ekonomik të investimeve që u ideua dhe u çua përpara nga komisioni i ri, nën përkujdesin e posaçëm të Komisionerit Varhelyi”

Komisioneri u ndal edhe tek zhvillimet në Maqedoninë e Veriut duke u shprehur optimist se propozimi francez për zgjidhjen e kontestit me Bullgarinë do të miratohet nga parlamenti i tyre.

“Jam shpresëplotë që do të kemi një përgjigje të qartë dhe pozitive në fund të këtij debati, por ama ta lëmë këtë debat të shtjellohet, të kryhet e të përfundojë ashtu siç duhet të përfundojë në çdo parlament të çdo vendi.”

Por i prerë u tregua kryeministri shqiptar teksa paralajmëroi se Shqipëria do të vijojë e vetme rrugën drejt integrimit në rast se plani francez nuk miratohet.

“Nëse rezultati nuk do të jetë pozitiv ne menjëherë të nesërmen do të kërkojmë dhe do vazhdojmë të kërkojmë pastaj në vijimësi ndarjen e dosjes së Shqipërisë nga dosja bullgaro-maqedonase dhe patjetër që ne jemi të bindur që Shqipëria duhet t’i çojë negociatat këtë vit pa diskutim”.

Kryeministri Rama nën shoqërinë e komisionerit per zgjerimin si dhe ministren e infrastrukturës Belinda Balluku, përshkuan në këmbë një pjesë të bypass-it të Vlorës. Me një gjatësi prej 29 kilometrash dhe financim të Bashkimit Europian, ky Bypass redukton trafikun në qytetin e Vlorës dhe drejt rivierës së jugut.

maqedoni e veriut plani francez Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.