Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Akuzohet për falsifikim dhe fshehje pasurie, shtyhet seanca për Etleda Çiften

11:00 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etleda ciftja 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Seanca paraprake për anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çifta është shtyrë.

Burime bëjnë me dije se Gjykata e posaçme shtyu seancën ndaj Çiftes, për shkak të mungesës së avokatëve.

Dy javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi.

Dy javë më parë, prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, mori të pandehur anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për akuzat “deklarim i rremë” dhe “falsifikim” në formë përdorimi. 

Akuzat

Prokuroria e Posaçme ka dërguar për gjykim anëtaren e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Etleda Çiften. Ajo akuzohet për falsifikim dhe fshehje të pasurisë.

Njoftimi i SPAK:

Në përfundim të hetimeve paraprake, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka vendosur të dërgojë për gjykim procedimin penal nr. 202 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurës:

Etleda Çiftja, e akuzuar për kryerjen e veprave penale të “Falsifikimit të dokumentit“, në formën e përdorimit, parashikuar nga neni 186 paragrafi i parë i K.Penal dhe “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nënpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrim ligjor për deklarim”, parashikuar nga neni 257/a paragrafi i dytë i K.Penal.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se e pandehura Etleda Çiftja, në deklaratën me nr 14568 indeksi, datë dorëzimi 17.07.2017, ka kryer deklarim të rremë te pasurise, e konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave arë si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie pranë ish Banka Emporiki – Shqipëri sh.a.

Gjithashtu e pandehura Etleda Çiftja, ka dorëzuar pranë ILDKPKI, një kontratë me përmbajtje të falsifikuar, referuar çmimit të pasqyruar në të, provuar tej çdo dyshimi të arsyeshëm, pasi kjo kontratë nuk përputhet me atë të gjendur pranë arkivës së zyrës noteriale ku është përpiluar dhe pranë ASHK-së në momentin e regjistrimit të pasurisë për të cilën është lidhur kjo kontratë. Gjithashtu kjo kontratë përmban të dhëna të rreme edhe në lidhje me vetë veprimin e pasqyruar në të, pra shitje blerjen e parcelës tokë arë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Akuzohet se shkaktoi vetëvrasjen e ish-bashkëshortes, Gjykata e Tiranës lë në burg Eraldo Fizin

13:43 / October 2, 2026

Francë, përshkallëzohen protestat studentore/ Rreth 2 mijë persona të arrestuar dhe 305 policë të plagosur

13:18 / October 2, 2026

Future Hospitality Forum, Gonxhja: Investimet në hotele nuk mjaftojnë, duhet të rrisim edhe kapitalin njerëzor

13:02 / October 2, 2026

Skandali me videot intime, kompozitori Hila në hetim në gjendje të lirë për ‘ndërhyrje të padrejtë në jetën private’

12:59 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.