Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Escobar pret në DASH delegacionin shqiptar, Gjonaj: Mbështetja për reformën do vazhdojë            

10:55 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 1657881215x293983385 611333010350047 1762976554733500177 n 175
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Refoma në drejtësi është një nga projektet më të mëdha në vëmendjen e drejtpërdrejtë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat veç të tjerash janë shndërruar në mburojë të të gjitha projekteve të nisura.

Zv.Ndihmësi Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, ka mikëpritur në Departamentin Amerikan të Shtetit ish ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj ku ka siguruar vazhdimin e mbështetjes për institucionet e reja të drejtësisë.

Deputetja socialiste, njëherësh zv.kryetare e Komisionit të Integrimit ka përcjellë disa nga detajet e këtij takimi.

Ndër të tjera ajo shkruan:

“Në kuadër të vizitës zyrtare në Washington D.C u mirëpritëm në Departamentin Amerikan të Shtetit nga z. Gabriel Escobar, Zëvendës Ndihmës Sekretar në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike.

Zhvilluam një diskutim të frytshëm për marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe SHBA-AL, si dhe mbështetjen e plotë të SHBA-së për integrimin europian të Shqipërisë, shprehur publikisht sëfundmi edhe në deklaratën e Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken.

Mirënjohës DASH për mbështetjen politike dhe asistencën teknike nëpermjet programit #OPDAT për reformën në drejtësi, në shërbim të forcimit të demokracisë dhe shtetit të së drejtës.

Z. Escobar theksoi rëndësinë e rezultateve të reformave të ndërmarra në Shqipëri dhe siguroi mbështetjen e DASH për zbatimin në vijim të reformës në drejtësi.

Duke e cilësuar Shqipërinë një aleat strategjik i SHBA-së në rajon, z. Escobar u shpreh se Shqipëria meriton që konferenca e parë ndërqeveritare të mbahet sa më shpejt”, nënvizon Gjonaj.

Një grup ligjvënësish shqiptarë ndodhen në Ushington në kuadër të bashkëpunimit mes dy vendeve dhe për të takuar përfaqësues të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Nga PD, janë deputetet Jorida Tabaku e Oriola Pampuri.

Socialistët kanë dërguar në Amerikë Blendi Klosin dhe dy ish-ministret Etilda Gjonaj e Anila Denaj, aktualisht deputete.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026

Rama anulon mbledhjen e zgjeruar të Grupit të PS

09:50 / October 14, 2026

Mbyllja e Kapitullit 20/ Rama ndan momentet kryesore të Konferencës së 10-të Ndërqeveritare Shqipëri-BE

09:35 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.