Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kryetari i degës së PD në Fier: Opozita shpëton me largimin e Berishës, prania e tij favorizon Ramën

19:26 / July 15, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Kapllanaj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari i degës së Partisë Demokratike në Fier thotë se Sali Berisha po mban peng partinë dhe nga ana tjetër po favorizon Edi Ramën në krye të qeverisë.

Në një intervistë për emisionin “Top Talk”, Kapllanaj tregon disa arsye që çuan në krizën brenda demokratëve.

“Përplasja ose krisja midis nesh dhe shumë demokratëve të tjerë me Berishën, ka ndodhur pas 9 shtatorit (Kur Lulzim Basha njoftoi përjashtimin nga Grupi Parlamentar të Sali Berishës). Ata që menduan ndryshe nga Berisha, u shpallën armiq dhe kundërshtarë të Sali Berishës dhe bashkëpunëtorë të Edi Ramës.

Vetë Berisha, në një studio televizive ka folur me superlativa për Bashën, tha që Ramës do t’i duheshin 10 vite për të realizuar projektet që ka realizuar Basha.

Por, një ditë pas pezullimit që i bëri, Basha ishte besëprerë, ishte bashkëpunëtor i Ramës. Kjo ishte qesharake, por në fund të fundit, Berisha në atë moment e ndjeu veten të braktisur nga struktura e Partisë Demokratike. Aty Berisha filloi sulmet dhe filloi të rimarrë Partinë Demokratike në mbrojtje të vetes”.

Kreu i PD Fier shprehet se Berisha po shfrytëzon momentin delikat, në të cilin ndodhet aktualisht partia më e madhe opozitare.

“Një pjesë e mirë e demokratëve i janë bashkuar Sali Berishës, i cili ka gjetur një moment shumë delikat në PD. Ka gjetur momentin, pas humbjes së 25 prillit, kur të gjithë demokratët dhe ata që besuan tek e djathta u zhgënjyen se nuk fituan. Dhe revolta e tyre shkonte për kryetarin e atëhershëm Lulzim Basha. Dhe Sali Berisha, edhe pse ishte bashkëfajtor që PD ngeli në opozitë për më shumë se 8 vite, atëherë elektorati i djathtë filloi të fokusohej te Berisha.

Vetë Berisha ka interesin më të madh për të kapur PD-në dhe ta përdorë atë për mburojë. Kur ka dhe drejtimin e opozitës, do të thotë që përveçse të mbrojë veten e vet, ka luksin dhe të sulmojë të tjerët. Dhe Berisha e bën këtë”.

Basha dhe Berisha duhet të largoheshin nga PD dhe t’i hapnin rrugë zgjedhjeve të lira në parti, shprehet Kapllanaj.

“Madje unë Bashës, pas 25 prillit, i kam thënë që ju të dy duhet të largoheshit paketë. Nëse do të iknin, do t’i hapnin rrugë një procesi zgjedhor në parti, të hapur dhe të ndershëm dhe të kishim një lider të ri, të natyrshëm.

E keqja më e madhe e këtij vendi është shpopullimi dhe shkak është Edi Rama dhe keq qeverisja e tij, por që ne të merremi me Ramën duhet të jemi të bashkuar dhe të merremi e Ramën. Nëse nuk ikën Berisha, nuk largohet Rama”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sulmet në protestë, mbyllen biznese e banka! Shoqata: Llogaritë bankare të qytetarëve s’janë cënuar

20:58 / October 15, 2026

Protestat e dhunshme, Ambasada e SHBA paralajmëron qytetarët amerikanë: Qëndroni vigjilentë!

20:18 / October 15, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

U plagos në kokë gjatë protestës në Shkodër, përfundon me sukses operacioni i policit 64-vjeçar

19:02 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.