Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kumbaro: Ka rezervime deri në fund të sezonit nga pushues vendas dhe të huaj!

21:40 / July 15, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mirela kumbaro
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Turizmit dhe e Mjedisit, Mirela Kumbaro ishte e ftuar në “Report Tv” për të folur rreth turizmit në kohë krize. Teksa ka pasur diskutime për rritje të çmimeve dhe vështirësi për të përballuar pushimet në këtë sezon veror, ministrja bëri me dije se pjesa më e madhe e bregdetit është i rezervuar deri në shtator. 

“Nga operatorët turistik, e gjithë jehona është shumë e mirë. Në të gjithë vendet ku kam shëtitur, në kontaktet me bizneset e turizmit, më konfirmojnë trend pozitiv në rritje. Edhe shifrat e INSTAT tregojnë rritje deri në fund të muajit maj. Unë mendoj që ka rritje të çmimeve se Shqipëria nuk mund të bëjë përjashtim nga tregu global. Rritja e ofertës turistike qoftë përmes strukturave agroturistike apo numrit të bujtinave në bregdet bën që të ketë oferta dhe për xhepa të cilët nuk i përballojnë rritjen e çmimeve në hotele. Po të shohim rezervimet, Gjirokastra dhe Përmeti janë të rezervuara deri në fillim shtatori. Kavaja dhe Durrësi janë të rezervuara deri në fund të sezonit.  Rezervimet janë të ndryshme. Ka rritje të vizitorëve të huaj, 55% ndërsa 34% janë rezident në strukturat hoteliere”, tha Kumbaro.

Rezervimet i bëjnë pushues vendas por edhe të huaj, por shumicën e përbëjnë këta të fundit. Ndër të tjera, rritja e turistëve në Shqipëri mund të vijë prej rritjes së çmimeve në Turqi dhe Greqi.

“Kemi turistë nga vende që konsiderohen tregje interesante si Holanda, Serbia, Gjermania, Franca e Italia. Flasin për një ankesë që ka rritje të dukshme të çmimeve në Turqi dhe Greqi. Këta na thonë partnerët tanë operatorë, gjë që bëjnë që flukset të lëvizin”, tha Kumbaro.

Mirela Kumbaro pushues rezervime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.