Lulzim Basha doli nga selia e demokratëve pak pasi kishte filluar protesta tek Parlamenti duke iu drejtuar turmës së protestuesve.
Nuk mund të mos binte në sy fakti se në momentin e nisjes për në protestë, Basha u shoqërua nga pesë vajza si për të dhënë mesazhin që as sot nuk do të kishte dhunë në protestë.
Vajzat ranë mjaft në sy duke shkaktuar edhe reagime në rrjetet sociale. Mësohet se ato janë pjesë e FRPD-së dhe janë prezente në çdo protestë të muajve të fundit të demokratëve.
