1326 qytetarë kanë dalë pozitivë me COVID gjatë 24 orëve të fundit nga kryerja e 3149 testimeve.
Ministria e Shëndetësisë raporton se nuk është shënuar asnjë humbje jete, dhe se aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 32 pacientë.
Sakaq, janë shëruar 986 qytetarë, duke e çuar numrin e të rikuperuarve në 282,456 që nga fillimi i epidemisë.