Policia greke ka vendosur në pranga tre persona, midis tyre edhe një shtetas shqiptar, pasi akuzohen për kultivim kanabisi në Larisa.
Në pranga kanë përfunduar një 62-vjeçar, së bashku me djalin e tij 24 vjeç, si dhe një shtetas shqiptar 53 vjeç. Sakaq, është shpallur në kërkim një 29-vjeçar nga Larisa.
Sasia e kanabisit e konfiskuar u gjet e fshehur në bodrumin e një shtëpie në fshatin Sotiricë.
