A e shesin trupin vajzat e njohura të ekranit në vend? Teddy Grey një YouTube-r mjaft i njohur britanik, ka hedhur akuza ndaj dy figurave publike në Kosovë, modeleve Arta Nitaj dhe Arta Elezaj. Grey ka publikuar foto nudo të Arta Nitajt dhe biseda që pretendon se ajo kryen marrëdhënie seksuale për 5 mijë euro.
“Njohja ime me Artën erdhi përmes një shoqeje të përbashkët, mirëpo nuk dolëm bashkë kurrë. Ajo ishte e paguar për një takim, i cili nuk u realizua kurrë. Nga aty ajo shprehu qartë pëlqimin për mua, por unë nuk tregova aspak interes, gjë që e zemëroi atë jashtëzakonisht shumë”, është shprehur Tedy Grey.
Britaniku pretendon se në bisedat që kishin pasur, Nitaj i ka folur për mënyrën se si burrat e trajtojnë atë duke i cilësuar si “derra”. Po ashtu Teddy ka deklaruar se Arta Nitaj e ofendoi me fjalë të rënda sepse ai nuk i dha aspak vëmendje asaj, duke u sulmuar kështu në një mënyrë të paarsyeshme.
YouTube-ri vendosi ‘të ekspozojë’ një tjetër personazh publik, Arta Elezajn. Ai publikoi ditën e djeshme foton e Elezajt me një mashkull misterioz teksa shkruante “Mesa duket, të gjitha këto ‘figura publike’ janë në të njëjtin kategori prostitutash”.