Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Mbyllet e-Albania, Vasili: Ka “flakë” te hipotekat dhe prokuroritë, për qeverinë atje ka dokumente përvëluese

13:20 / July 17, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama vasili 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Platforma e vetme e shërbime online, e-albania dhe disa faqe të tjera zyrtare dhe qeveritare kanë pezulluar shërbimet si pasojë e një sulmi kibernetik. Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili teksa ka renditur 7 pyetje ndaj qeverisë për këtë situatë, thotë se ditët e fundit është parë që ka një “flakë” te hipotekat dhe prokuroritë atje ku ka dokumente përvëluese për qeverinë.

Postimi i plotë

Bllokimi i sherbimin publik on line, si zjarret ne hipoteka te qeverise ne “hall te madh”! Sot Qeveria ka mbyllur sherbimin publik on line per ” sulme kibernetike” sic po thote vete. Ka disa pyetje qe duan pergjigje sot:

Kur dolen te dhenat personale, qe ishin ne duar te patronazhisteve a nuk ishte vete qeveria qe i nxori dhe i perdori per te grabitur zgjedhjet?
Po kur dolen te numrat e telefonit dhe targat e makinave pse nuk u shqetesua qeveria apo ishte vete edhe aty?
Po kur dolen rrogat e qindra mijra qytetareve a nuk ishte vete qeveria, qe i nxori?
A nuk ishte Edi Rama qe deklaroi vete se do te benin publike rrogat e qytetareve?
A nuk ishte qeveria qe bente gjoja te paditurin dhe akuzonte gazetaret per nxjerrjen e ketyre te dhenave?
A nuk ishte qeveria, qe tha keshtu ndodh ne gjithe boten dhe beri sikur nuk kishte ndodhur gje?
Pse nuk ka asnje te ndeshkuar nga qeveria per daljen e miliona te dhenave personale?

Qeveria ne menyre te trashe po kerkon te legjitimoje dhjetra milion euro tender per gjoja mirmbajtjen e AKSH. Kjo ngjan si dy pika uji edhe me gjoja emergjencen e plehrave, qe shpalli qeveria, per te justifikuar hajdutllekun me inceneratoret.

Me kryesorja eshte se ne kemi pare qe marrin “flake” hipotekat dhe prokurorite atje ku ka dokumente “perveluese” per qeverine. Mbyllja e sherbimeve publike on line ngjan si dy pika uji me zjarret ne hipoteka, sepse edhe ne kete rast qeveria, qe eshte ne “hall te madh” per shkak te dokumenteve asgjesuese, qe po publikohen perdite kerkon te ” çlirohet” me cdo mjet prej ketyre dokumenteve. Ky sigurisht eshte nje mundim i kote sepse shejtani tashme ka dale nga shishja.

Petrit Vasili
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.