Ditën e sotme mbarë opinioni është tronditur nga ngjarja horror që ndodhi në fshatin Brataj të Selenicës, ku 37-vjeçari Vitrin Çobaj hyri në banesën e një familje me 8 anëtarë për të vjedhur, mirëpo përdhunoi dhe vajzën e shtëpisë.
Kryeplaku i fshatit Qemal Malaj ka zbuluar detaje të reja nga ngjarja tronditëse.
Ndërsa, sa i përket dyshimeve se autori kishte abuzuar seksualisht me vajzën e madhe të familjes, kryeplaku bëri me dije se vajza filimisht e mohoi një gjë të tillë, mirëpo më pas para policisë e pohoi dhe tregoi gjithçka.
Më vonë ajo i tregoi të atit se 37-vjeçari e kishte përdhunuar se ka bërë me të gjëra të turpshme që nuk ia tregonte dot babait.
“Vajza e dytë u kishte kërkuar ndihmë banorëve të fshatit. Ata e adresuan për të unë. Më marrin në telefon më tregojnë ngjarjen, mora në telefon punonjësit e policisë, por ata ishin në një zonë që nuk u kapte telefoni. Kishte vajtur një person i armatosur me armë e me thikë, ka kërcënuar dhe ka lidhur prindërit. Ajo kishte shpëtuar nga atje dhe erdhi e tmerruar poshtë, sepse shtëpinë e kanë shumë larg nga qendra e fshatit. Menjëherë policia u tregua e gatshme.
Vajtën te shtëpia . Autori ditën e parë kishte ardhur për të blerë një viç, e kishte marrë me gjysmë çmimi. Dje në orën 6 ka kërcënuar dhe u ka marrë lekët. Sot babai me vajzën shkuan në Vlore me para borxh”, tregon ai.
