Për atentatin e Fushë Krujës ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha i cili e cilësoi si krim horror në mes të Fushë Krujës
“Rendi dhe siguria në duart e mafies. Krim horror, ekzekutim mafioz ditën për drekë i tre personave në mes të Fushë Krujës, dy prej të cilëve janë djegur në makinë. Policia ndiqte nga afër ngjarjen, duke vendosur gjoba disa metra më tutje. Sipas policisë, vrasësit largohen si gjithnjë në drejtim të paditur, me ose pa ndihmën e saj”, deklaron Berisha.
