Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

I doli emri te lista e diplomatëve të shkarkuar nga Cakaj, reagon Skana: Ja e vërteta

18:55 / March 28, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
3e440c5112eda66ff404fe52067ff1cb L
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pranvera Skana konsulle e shqiptarëve në Londër ka sqaruar përmes një postimi në Facebook largimin nga detyra. Ajo sqaron se nuk është shkarkuar, por mandati i saj ka përfunduar. Më tej, Skana falenderon ish-ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati dhe kryeministrin Rama për mundësinë që i dhanë për të punuar në Ambasadën tonë në Britaninë e Madhe.

“Ndjej si detyrim që komenteve mediatike mbi SHKARKIMIN apo MBARIMIN E MANDATI TIM, t’u përgjigjem duke ju kujtuar intervistën që unë kam dhënë tre muaj më parë, ( Dhjetor 2018) ku kam deklaruar planet e mia për t’u kthyer në Shqipëri sepse ky mandat mbaron me 28 Mars 2019.

Me këtë rast, kam pafund mirënjohje dhe përulem ndaj një mundësie të artë që më është dhënë nga Z. Bushati dhe Kryeministri Rama, për të shërbyer një mandat të plotë si diplomate në Ambasadën tonë në Londër. Një eksperiencë e adhurueshme, puna me diasporën, me të gjitha shoqatat, rrjetin e studentëve, profesionistëve, pedagogëve, që ne shume krenohemi.

Ndërsa, kolegëve të mi diplomatë të kësaj ambasade dhe në veçanti Ambasadorit tonë, u them jeni modeli më brilant i të bërit diplomacinë moderne, diplomacinë e vërtete aktive.

Faleminderit për eksperiencën e fituar prej jush!

Unë jam Doktore e Shkencave në Komunikim, e shkolluar në Angli me burse ekselence nga ky vend, nuk mbaj mbiemrin e një babai pasanik e të rëndësishëm, vij nga në një familje mirditase, me pesë fëmijë, ku besonim fort se shkollimi është dinjiteti më i madh në jetë dhe në fakt edukimi më ka dhënë mundësinë e denjë për kryerjen me sukses të këtij misioni fisnik siç është diplomacia”, thekson Skana.

Londer Pranvera Skana
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.